Oscari për aktoren më të mirë në rol kryesor shkon për Olivia Colman

Filma

Oscari për aktoren më të mirë në rol kryesor shkon për Olivia Colman

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 08:14
Olivia Colman

Olivia Colman e ka fituar çmimin prestigjioz Oscar në edicionin e 91-të të Academy Awards në kategorinë për aktoren më të mirë në rol kryesor.

Ky ishte nominimi i parë dhe triumfi i parë i saj në Academy Awards, e gjitha falë rolit në filmin “The Favourite”.

Aktorja angleze luan rolin kryesor në komedinë e zezë të bazuar në një të shkuar historike në shekullin 18-të, me regji të Yorgos Lanthimos dhe skenar nga Deborah Davis dhe Tony McNamara.

45-vjeçarja u bë e njohur me rolet televizive, ndërsa depërtoi në skenë përmes serialit komik “Peep Show” (2003–2015). Ajo vazhdoi me role komike në serialet, si “Green Wing” (2004–2006), “Beautiful People” (2008–2009), “Rev.” (2010–2014) e “Twenty Twelve” (2011–2012).

Image

Sa u përket roleve filmike, ajo është vlerësuar për performancën në Tyrannosaur (2011), ndërsa është paraqitur edhe në filma, si “Hot Fuzz” (2007), “The Iron Lady” (2011), “Hyde Park on Hudson” (2012), “Locke” (2013), “The Thirteenth Tale” (2013) e “The Lobster” (2015).

Filmi “The Favourite” është bashkëprodhim i producentëve nga Irlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa krahas Colman luajnë edhe Emma Stone, Rachel Weisz, Nicholas Hoult dhe Joe Alwyn.

Të gjitha konkurrentet në kategorinë për aktoren më të mirë në rol kryesor:

Yalitza Aparicio, Roma

Glenn Close, The Wife

Olivia Colman, The Favourite

Lady Gaga, A Star is Born

Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat