Zbulohet data e lansimit të filmit të fundit të Stallonet si “Rambo”

Filma

Zbulohet data e lansimit të filmit të fundit të Stallonet si “Rambo”

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:18
Sylvester Stallone

Më në fund është caktuar data e lansimit të filmit të fundit “Rambo”, ku në rolin kryesore është aktori i famshëm nga Hollywoodi - Sylvester Stallone.

Filmi i pestë dhe i fundit në franshizë – “Rambo: Last Blood” – është konfirmuar se do të lansohet nga Lionsgate më 20 shtator të këtij viti.

Në filmin e fundit, Rambo udhëton për në Meksikë pasi vajza e shokut të tij është kidnapuar, dhe ai menjëherë e gjen veten kundër një karteli meksikan të drogës më të dhunshëm.

Image

Ky film, fillimisht është zbuluar nga vetë aktori Stallone në vitin 2015 por produksioni e paralajmëroi atë nga tetori i vitit të kaluar, me Adrian Grunberg në karrigen e regjisorit, shkruan nme.

Skenarin e filmi e ka shkruar po ashtu Stallone dhe matt Cirulnick. Filmi i ri vjen pas filmit të fundit “Rambo” i cili është lansuar në vitin 2008.

Yvette Monreal luan në rolin e viktimës së kidnapuar “Gabrielle”, ndërsa Paz Vega luan si “Carmen Delgado”, një gazetare e cila shkruan për tregtinë e drogës në Meksikë, i cili e ndihmon Rambon pasi që gjysmë-motra e saj është kidnapuar.

Sergio Peris-Mencheta do të luajë si Hugo Martinez, lideri i dhunshëm i kartelit meksikan të drogës, ndërsa Adriana Barraza, Oscar Jaenada dhe Joaquin Cosio do të luajnë në film po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat