Rikthehet Rambo, për misionin e fundit, ja kur del filmi

Filma

Rikthehet Rambo, për misionin e fundit, ja kur del filmi

Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:29
John Rambo

John Rambo po përgatitet për t’u rikthyer në aksion, por këtë herë, me një ngjarje personale. Për të gjithë fansat e sagës kult, “Lionsgate” zbuloi datën zyrtare kur do të dalë në kinema. Kapitulli i pestë i filmit me Sylvester Stallone, në rolin e një prej personazheve më ikonë të karrierës së tij, pritet të projektohet në kinema më 20 shtator.

“Rambo V: Last Blood” do të sjellë sërish Rambon, i cili pritet të shpalosë aftësitë e tij, ndoshta për herë të fundit, para syve të fansave në të gjithë botën.

Ngjarja fillon me John Rambo në një fermë, ndërsa vuan nga shqetësimet post-traumatike, në kërkim të ndonjë pune rastësore. Më pas mëson se mbesa e mikeshës së tij është zhdukur dhe zbulon se bëhet fjalë për një trafik njerëzor në Meksikë, gjë që e bashkon me një gazetare që kërkon të motrën.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat