Brie Larson do të luajë në serinë dramë “CIA”

Filma

Brie Larson do të luajë në serinë dramë “CIA”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:30
Brie Larson

Brie Larson do të shfaqet në projektin e saj të ardhshëm të madh pas rolit “Captain Marvel” - ajo do ta kryesojë një seri të re dramë të Apple, “CIA”.

Pasi që hiti i ri i Marvelit i inkasoi pothuajse 350 milionë dollarë globalisht këtë fundjavë, aktorja e ka fituar rolin kryesor në projektin e patitulluar femëror, bazuar në memoaret e ardhshme të Amyrillis Fox, “Undercover: Coming of Age in the CIA”.

Larson gjithashtu do të jetë producente ekzekutive e serisë, për të cilin Megan Martin po flitet se do të jetë skenariste, sipas Deadline.

Aktorja dhe fituesja e Oscarit ishte në mesin e ekipit, i cili punoi për t’i fituar të drejtat e librit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat