Regjizorja arbëreshe sjell një film për origjinën e saj shqiptare - Bota Sot
Regjizorja arbëreshe sjell një film për origjinën e saj shqiptare

Filma

Regjizorja arbëreshe sjell një film për origjinën e saj shqiptare

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:37
Regjizorja me origjinë arbëreshe Francesca Olivieri

Filmi është një dedikim për komunitetin arbëresh, i cili jeton në disa fshatra të bukur dhe të vegjël të Kalabrisë dhe Basilikatës. Ky film do të paraqitet në disa kinema në qytetet italiane, duke pasur mbështetje nga produksioni filmik “Lucana Film e Calabria”, ndërsa si aktore kryesore do të jetë po një kalabreze, e mirënjohura Katerina Misasi.

Regjizorja, nëpërmjet personazhit kryesor në film, Aidas, familja e të cilës ka origjinën në qytetin e vogël të Santa Caterina Albanese, tregon temën e zbulimit të origjinës së saj dhe lidhjeve të ngushta me ‘tokën amë”, Arbërinë ose Shqipërinë e sotme. Gjithçka i dedikohet arbëreshëve, një komunitet në Italinë e Jugut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...