“Game of Thrones”, prodhuesit u japin përgjigje kritikave të fansave - Bota Sot
“Game of Thrones”, prodhuesit u japin përgjigje kritikave të fansave

Filma

“Game of Thrones”, prodhuesit u japin përgjigje kritikave të fansave

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:21
Game of Thrones

Pasi theu çdo rekord me trailerin e parë të “Game of Thrones”, HBO-ja po vijon me promocionin e sezonit të fundit. Gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”, skenaristi dhe producenti Bryan Cogman foli dhe për kritikat e marra për episodet e fundit të sezonit 7.

Sipas kritikave të disa fansave, është përshpejtuar narracioni, duke bërë të mundur që personazhet të kalojnë në pak kohë, nga një vend gjeografik, në një tjetër.

“Sezonin e kaluar bëmë një zgjedhje precize për të favorizuar ecurinë e ngjarjeve. Nëse disa persona duan të rrinë ulur dhe të masin distancën dhe kohën e kalimit nga pika A në atë B, s’ka problem. Gjithsesi, ka gjithnjë diçka për të thënë, por të paktën këtë herë ishte një kritikë më konstruktive se të tjerat”, tha producenti Cogman.

Edhe autori i serialit D.B. Weiss ndërhyri për këtë argument: “Nuk e di se sa është numri i personave që nuk e kanë pëlqyer këtë zgjedhje, ndoshta mund të jetë 1%, dhe mund të kenë ndenjur me orë të tëra në internet për të bindur dhe të tjerët. Nuk shqetësohemi shumë për këto ankesa”.

Bashkë-skenaristi Dave Hill theksoi se në sezonin e fundit të “GOT” nuk do të përsëritet diçka e tillë: “Sigurisht që nuk do që prodhimi yt të kritikohet padrejtësisht. Mund të kishim nxjerrë titra “tre javë më vonë”, por vendosëm mos ta bënim. Për sezonin 8 jemi përpjekur të mbajmë më shumë logjikë kohore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...