Aktorët egjiptianë dëbohen nga unioni i filmit për shkak të kritikave ndaj El-Sissi - Bota Sot
Aktorët egjiptianë dëbohen nga unioni i filmit për shkak të kritikave ndaj El-Sissi

Filma

Aktorët egjiptianë dëbohen nga unioni i filmit për shkak të kritikave ndaj El-Sissi

Më: 27 mars 2019 Në ora: 18:41
Abdel-Fattah el-Sissi

Dy aktorë egjiptianë sot denoncuan unionin e filmit të Egjiptit për dëbim pasi morën pjesë në një diskutim publik në Uashington, ku kritikuan ndryshimet kushtetuese të propozuara që do t’i lejonin presidentit Abdel-Fattah el-Sissi të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2034.

Aktorët Khaled Abol Naga, i njohur si Kal Naga dhe Amr Waked, u akuzuan gjithashtu nga unioni për "tradhti" dhe anëtarësimi i tyre u anulua të martën.

Waked tha se vendimi ishte "absurd dhe një ndërhyrje në zgjedhjet politike personale". Naga tha se ishte i keq që unioni nuk kishte komunikuar me aktorët përpara se të marrë "vendimin e nxituar".

Të dy ata u bashkuan me kongresistin e SHBA-së Tom Malinowski, një demokrat dhe të tjerë në një panel më parë këtë javë mbi ndryshimet kushtetuese që sanksionojnë rolin e ushtrisë në politikë dhe lejojnë El-Sissi të kandidojë për më shumë se dy mandate 6-vjeçare pasi mandati i tij i dytë, katërvjeçar përfundon në vitin 2022.

Unioni i filmit egjiptian njoftoi dje se dy aktorët "kërkuan ndihmën e fuqive të jashtme kundër vullnetit të popullit ... duke shërbyer agjendën e atyre që komplotojnë kundër sigurisë dhe stabilitetit të Egjiptit".

Waked ishte një yll i filmit në Egjipt para se të fillojë të shfaqej në hitet ndërkombëtare të kinemasë si "Syriana", së bashku me George Clooney dhe "Salmon Fishing in the Yemen," së bashku me Emily Blunt dhe Ewan McGregor.

Naga gjithashtu krijoi karrierën në Egjipt para debutimit në skenën ndërkombëtare në vitin 2006, në trillerin amerikan "Civic Duty".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...