Studiot e “Harry Potter”, më shumë magji për vizitorët - Bota Sot
Studiot e “Harry Potter”, më shumë magji për vizitorët

Filma

Studiot e “Harry Potter”, më shumë magji për vizitorët

Më: 4 prill 2019 Në ora: 06:13
Studiot e “Harry Potter”

Turi i studiove të Harry Potter është shtrirë edhe në botën bankare, me setin e tij të ri të Gringottëve.

Me një sipërfaqe prej 1532 metrash katror, seti i bankës së magjive Gringott është zgjerimi më i madh i deritanishëm i turit të studiove në Londër, të Warner Bros ku është xhiruar Harry Potter dhe mban kolonat impresionuese prej mermeri dhe llampadarët e kristaltë, në të gjithë madhështinë e tyre.

Vizitorët mund të shohin atje protezat që mbanin aktorët që luanin stafin e xhuxhave të bankës, të eksplorojnë kasafortën lestrange dhe të shohin filxhanin e Helga Hufflepuff dhe shpatën e Grifindorit nga afër.

Seti do të jetë i hapur për publikun nga 6 prilli. Aktorë si Jason Isaaks, Dan Fogler apo Klaudia Kim ishin në tapetin e kuq të shtruar për rastin.

“Unë jam në bankën e Gringotëve, në studiot e Warner Brothers dhe kjo është me të vërtetë e jashtëzakonshme, duket shumë bukur, apo jo?”, tha aktori Dan Fogler.

Banka e magjive Gringotts, është e vetmja bankë magjish që menaxhohet nga xhuxhët dhe është krijuar nga një i tillë, i quajtur Gringott, në 1474.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...