“Dashuria s'mjafton”, aktori Lata Bajraliu: Së shpejti mund ta shikoni në Kosovë

Filma

“Dashuria s'mjafton”, aktori Lata Bajraliu: Së shpejti mund ta shikoni në Kosovë

Nga: A.M. Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:39
Lata Bajraliu

Ka filluar të shfaqet në kinematë shqiptare një ndër filmat më të ri shqiptarë, i zhanreve aksion, dramë të cilin e karakterizojnë lotët dhe gëzimi. Filmi titullohet “Dashuria s'mjafton”.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para se ky film të fillojë të shfaqet në Kosovë, në kinemanë Cineplexx.

“Dashuria s'mjafton” me regji e skenar të Drilon Hoxhës e fotografi të Dashnor Asllanit, në kastën e saj të aktorëve ka në përbërje edhe aktorë nga Kosova.

Njëri nga ta është edhe aktori i ri, i cili është i njohur në diasporë, Lata Bajraliu.

Bajraliu për gazetën “Bota sot” është shprehur i lumtur që u bë pjesë e këtij filmi shqiptar.

“Jam shumë i lumtur, që jam pjesë e filmit “Dashuria s'mjafton”, pasi që në këtë film marrin pjesë një numër i madh i aktorëve shqiptar, me të cilët është nder dhe kënaqësi të bashkëpunoj”, ka thënë aktori për “Bota sot”.

Po ashtu, Bajraliu është shprehur se ndihet i nderuar që filmi i parë i tij është film i punuar nga një ekip shqiptar.

“Ndihem shumë i nderuar që filmi im i parë është punuar nga një ekip shqiptar, pasi që në këtë mënyrë jemi më afër popullit shqiptar. Siç dihet unë jetoj në Zvicër, dhe ky film më ka afruar më shumë me atdheun. E falënderoj shumë Drilon Hoxha i cili e ka bërë të pamundur që ky film të del në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Bajraliu për “Bota sot”.

Lata Bajraliu vjen nga qyteti i Gjilanit, ndërsa në këtë film luan edhe vëllai i tij Driton Bajraliu.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat