Ndodh edhe kjo, mijëra punëtorë në Australi mungojnë në punë për ta shikuar ‘Game of Thrones’ - Bota Sot
Ndodh edhe kjo, mijëra punëtorë në Australi mungojnë në punë për ta shikuar ‘Game of Thrones’

Filma

Ndodh edhe kjo, mijëra punëtorë në Australi mungojnë në punë për ta shikuar ‘Game of Thrones’

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:59
Foto ilustruese

Shefat anembanë Australisë janë paralajmëruar nga stafi se janë sëmurë, për ta parë episodin e parë të sezonit final të “Game of Thrones”, që doli të hënën, shkruan DailyMail.

Seria e njohur HBO debutoi me episodin e parë të sezonit të tetë, që pritet të shënojë një ngjarje historike në historinë e televizionit.

“The West Australian” raporton se pronarët e kompanive thanë se presin mungesa të shumta të punonjësve të hënën.

“Ata do ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore duke kërkuar pushim dhe në mënyrë jo ligjore duke gënjyer se janë të sëmurë…”, tha Daniel Stojanoski, i cili shtoi se arsyeja për këtë do të jetë episodi i parë i “Game of Thrones”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...