Publikohet traileri spektakolar i “Hobbs & Shaw”

Filma

Publikohet traileri spektakolar i “Hobbs & Shaw”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 00:48

“Universal” publikoi trailerin e dytë të “Hobbs & Shaw”, i pari spin-off i sagës “Fast & Furious”, me regji të David Leitch dhe skenar të Chris Morgan.

Videoja spektakolare tregon skenat aksion të protagonistëve kryesore Jason Statham e Dwayne Johnson, por edhe të Vanessa Kirby e Idris Elba, i cili e ka cilësuar vetën një Supermen me Ngjyrë.

Komedia aksion “Hobbs & Shaw” nisi punën për realizim në Tetor të 2017-ës dhe pritet të dalë në kinema më 2 Gusht, pasi kompania Universal shtyu premierën e parashikuar për më 26 Korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat