Shqipëria, zyrtarisht pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Kanë

Filma

Shqipëria, zyrtarisht pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Kanë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:37
Është filmi “The Van”, bashkëprodhim shqiptaro-francez me regji të Erenik Beqirit, që i rezistoi përzgjedhjes midis mijëras

Shqipëria është zyrtarisht pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Kanë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.

Është filmi “The Van”, bashkëprodhim shqiptaro-francez me regji të Erenik Beqirit, që i rezistoi përzgjedhjes midis mijërash, pastaj qindrash e deri ne listën e përmbledhur finale (short list).

Në këtë film intrepretojnë Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard, i cili vetëm në pak kohë numëron më shumë se njëzet role.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat