“Parabellum” publikon foton e John Wick në aksion

Filma

“Parabellum” publikon foton e John Wick në aksion

Më: 24 prill 2019 Në ora: 07:18
John Wick

Ndërsa Keanu Reeves deklaroi se mezi pret që të vijojë me aventurat e John Wick, nga filmi “Parabellum” u publikua një foto e re, ku protagonisti kryesor duket gati për aksion me armë në dorë.

Siç është bërë e ditur, në këtë kapitull të sagës, mbi kokën e John Wick rëndon një shumë prej 14 milionë dollarësh, për thyerje të rregullave të “Continental”, gjë që shtyn vrasës, mercenarë, mafiozë dhe agjenci sekrete të rendin pas tij për ta vrarë.

Në foton e publikuar, personazhi i interpretuar nga Reeves shihet në një ashensor, gati për t’u mbrojtur që të shpëtojë nga situata e komplikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat