Zbulohet ideja e “çmendur”, një film “Rocky Vs. Karate Kid” - Bota Sot
Zbulohet ideja e “çmendur”, një film “Rocky Vs. Karate Kid”

Filma

Zbulohet ideja e “çmendur”, një film “Rocky Vs. Karate Kid”

Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:15
Ilustrim

Ylli i “Cobra Kai”, Ralph Macchio ka zbuluar idenë më të ‘çmendur’ për një vazhdim të “Karate Kid”, i cili do të ishte një ndërthurje me “Rocky”.

Për shumë vite, Macchio nuk kishte asnjë interes për të luajtur përsëri rolin e Daniel LaRusso-s që nga shfaqja e tij përfundimtare në vitin 1989, “Karate Kid Part III”.

Megjithatë, në një intervistë për “Business Insider”, Macchio tregoi se ka pasur një ide që vazhdimi i “Karate Kid” të përfshinte një duel mes Daniel LaRusso dhe Rocky Balboa.

“Një ditë më erdhi të më takonte regjisori i filmit ‘Rocky’, John G. Avildsen. Ai dëshironte që të kombinonte Rocky me Karate Kid. Avildsen mendonte se do të ishte një film madhështor. Ideja e historisë së filmit ishte që të riktheheshim në prejardhjen tonë në Itali. Por, unë refuzova”, deklaroi Macchio.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...