Filmi për Elvis Presley do xhirohet në Australi - Bota Sot
Filmi për Elvis Presley do xhirohet në Australi

Filma

Filmi për Elvis Presley do xhirohet në Australi

Më: 3 maj 2019 Në ora: 07:26
Elvis Presley

Queensland do presë prodhimin e një filmi të ri të Baz Luhrmann bazuar në jetën e Elvis Presley.

Regjisori australian u takua me kryeministren Annastacia Palaszczuk në Londër muajin e kaluar për të siguruar lejen për realizimin e filmit.

Produksioni do ketë bazën në studiot e Village Roadshoë në Bregun e Artë.

Fituesi dy herë i Oskar, Tom Hanks ka nënshkruar për të marrë rolin e menaxherit të Elvis, Colonel Tom Parker, i cili kishte një marrëdhënie të komplikuar me yllin.

Ndërsa po zhvillohet një kërkim në mbarë botën për të gjetur një aktor që do vijë në rolin e 'Mbretit' të muzikës.

Luhrmann  tha se ishte i emocionuar të kthehej në Queensland, një vend që e përshkroi shumë kreativ për realizimin e filmit.

Ndërsa kryeministrja Palaszczuk tha se prodhimi do krijojë 900 vende të reja pune për vendasit.

Pritet që filmi të kontribuojë më shumë se 105 milionë dollarë në ekonominë lokale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...