E dashura xheloze që të pengon të ndjekësh Game of Thrones - Bota Sot
E dashura xheloze që të pengon të ndjekësh Game of Thrones

Filma

E dashura xheloze që të pengon të ndjekësh Game of Thrones

Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:52
Game of Thrones

Kulmi i xhelozisë arrin deri aty sa të privohet liria për të ndjekur serialin e preferuar. Ky është rasti i një fansi të Game of Thrones, të cilin e dashura nuk e lejon ta shikojë për shkak të disa skenave seksuale në këtë serial.

Ajo i kishte lënë një mesazh të qartë ku e ndalonte të shikonte serialin me pretendimin se “aty ka shumë femra të zhveshura”. Madje ajo akuzoi të dashurin se këtë serial e ndjek vetëm për shkak të femrave nudo. Sigurisht ai i mohoi këto pretendime duke i thënë të dashurës se është absurde të bëhet xheloze për një shfaqje televizive.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, e publikoi në rrjetet sociale debatin që pati me të dashurën për të parë ose jo Game of Thrones për shkak të skenave erotike. Lexuesit virtuale mbetën të habitur nga sjellja e të dashurës së tij. Ata i dhanë të drejtë personit në fjalë dhe shprehen se ky është një “nivel i ri xhelozie”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...