Shpërblehen filmat “Një tregim Prishtinë” dhe “Më fal” - Bota Sot
Shpërblehen filmat “Një tregim Prishtinë” dhe “Më fal”

Filma

Shpërblehen filmat “Një tregim Prishtinë” dhe “Më fal”

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:35
“Një tregim Prishtinë”

Në Tiranë ka përfunduar edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air”. Në ceremoninë përmbyllëse të festivalit u ndanë çmimet për më të mirët në mesin e 70 konkurrentëve.

Në mesin e të shpërblyerve ishin edhe filmat nga Kosova, ku filmi i regjisores Burbuqe Berisha “Një tregim Prishtine” ka marrë çmimin e jurisë së mediave për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë dhe aktori Donat Qosja është shpërblyer me çmimin për aktorin më të mirë të festivalit.

Ndërsa filmi “Më fal” nga regjisori Besim Ugzmajli është vlerësuar si filmi më i mirë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...