"Avengers: Endgame", një film shumë popullor - Bota Sot
"Avengers: Endgame", një film shumë popullor

Filma

"Avengers: Endgame", një film shumë popullor

Më: 18 maj 2019 Në ora: 20:52
Avengers Endgane (2019)

"Avengers: Endgame" shënon kulmin e filmave me superheronjë të studios Marvel që nga filmi i saj i parë i këtij zhanri, "Iron Man" që doli në vitin 2008. Kritikët e kanë përshëndetur filmin tre orësh si një super spektakël me një përfundim të përshtatshëm të serisë Avengers. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou foli me kritikë të industrisë së kinematografisë rreth rëndësisë së këtij filmi dhe të ardhmen së studios Marvel.

Pas një përfundimi dramatik të filmit "Avengers: Infinity War", në të cilin personazhi mbizotërues galaktik, Thanos redukton gjysmën e jetës së planetit në pluhur, pjesa e dytë, "Avengers: Endgame", është kapitulli i fundit i serisë së filmave Avengers, duke mbledhur të gjitha superheronjtë e Universit Marvel në një betejë finale kundër titanit të plotëfuqishëm.

Gazetari i Washington Post-it, që mbulon kulturën e librave komikë, David Betancourt thotë se "Avengers: Endgame" pritet të jetë një nga filmat më të mëdhenj.​

"'Endgame' është kapitulli i fundit i diçkaje që kurrë nuk e kemi parë më parë, një histori e lidhur me atë të disa filmave ekskluzivë gjatë një dekade. Ky do të jetë filmi më i rëndësishëm i kompanisë Marvel Studios".

Por çfarë elementësh e bëjnë një film të përmasave të tilla? Sipas aktorit Paul Rudd, i cili luan rolin e personazhit Ant Man (njeri bubërrecë), mbi të gjitha, janë personazhet.

"Këto personazhe janë një prototip, kanë një rezonancë emocionale, dhe marrëdhëniet që kanë me njëri-tjetrin janë me të vërtetë gjëja kryesore që i bëjnë këta filma të mirë".

Pastaj ka një histori tregimi, thotë aktori Chris Hemsworth, që luan personazhin e superheroit "Thor".

"Unë mendoj se në disa mënyra ky është një nga filmat më të errët. Në thelb është një shfaqje dramatike e personazheve dramatikë, në një film me kosto tepër të lartë, vizualisht mahnitës, me efekte speciale më të mira që mund të imagjinoni ndonjëherë".

Një film i madh që nuk mund të jetë pa një fund të papritur, thotë aktori i filmit "Iron Man", Robert Downey Jr.

"Tetë minutat e fundit të filmit mund të jenë tetë minutat më të mira në të gjithë historinë e të gjithë serisë së këtyre filmave në njëfarë mënyre, sepse të gjithë janë të përfshirë".

Përveç subjektit dhe personazheve, pjesë e një filmi të madh është edhe kostoja e tij, thotë analisti i Hollivudit Stephan Paternot.

"Disney, Marvel dhe "Star Wars", pa anashkaluar edhe kompaninë Pixar dhe të tjert, janë prodhues të sukseshëm filmash. Ato po gjenerojnë të ardhura prej miliarda dollarësh nga shfaqjet e filmave të tyre nëpër kinema. Përveç kinemave, këto kompani krijojnë të ardhura edhe nga parqet dhe shfaqjet televizive të bazuara në personazhet e tyre".

Kinematë anembanë vendit ofruan shfaqje maratonë të të gjithë filmave të kompanisë Marvel që çuan në premierën e filmit të fundit "Avengers: Endgame".

"Avenger Endgame", bazuar vetëm në shitjet e deritanishme dhe entuziazmi që ka krijuar, nuk do të më befasonte nëse do t’i afrohej të ardhurave në vlerë prej 3 miliardë dollarësh."

Fundi i serisë Avengers gjithashtu sinjalizon një fazë të re të studios Marvel që po prezanton superheronjë të larmishëm, thotë Betancourt.

"Kemi "Panterin e Zi" që solli miliarda dollarë në fitime. E njejta gjë ndodhi edhe me filmin "Captain Marvel". Studiot e kompanisë Marvel po përgatiten për një ansambël filmash me superheronjë aziatikë. Ata e kanë kuptuar se ka një audiencë për këto lloje të heronjve. Jo vetëm një audiencë, por edhe fakti që audienca e njëjtë që po pëlqente filmat fillestar Avengers dëshiron të shohë këto lloje filmash."/VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...