Duartrokitje e ovacione për Tarantinon në Kanë, pas shfaqjes së filmit të 9 - Bota Sot
Duartrokitje e ovacione për Tarantinon në Kanë, pas shfaqjes së filmit të 9

Filma

Duartrokitje e ovacione për Tarantinon në Kanë, pas shfaqjes së filmit të 9

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:41
Për “Once Upon a Time In Hollywood”, filmin e Quentin Tarantinos, pritja ka qenë ajo që rezervohet zakonisht në ngjarje të mëdha

Ovacione në “tapetin e kuq” dhe duartrokitje të gjata gjatë projektimit. Për “Once Upon a Time In Hollywood”, filmin e Quentin Tarantinos që konkurron në Festivalin e 72-të të Kanës, pritja ka qenë ajo që rezervohet zakonisht në ngjarje të mëdha.

Një superkast aktorësh, duke filluar nga dy protagonistët Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, e një akt dashurie ndaj kinemasë. Vetë regjisori ka bërë apel disa herë: Asnjë rrjedhje informacioni për finalen, në mënyrë që të mos iu cënohet kureshtja spektatorëve të ardhshëm.

Plot 25 vite pas “Palmës së Artë” për “Pulp Fiction”, Quentin Tarantino është kthyer në Kanë me filmin e tij të 9, nga 10 gjithsej që ka premtuar se do të bëjë.

“Gjithçka këtu është magjike”, tha ai. Ndërsa duke iu referuar filmit, ai u mjaftua me frazën “rrëfej periudhën kur Hollywood-i ndryshoi”.

Filmi është i vendosur në vitin 1969, por detajet preferohet të mbahen të fshehta deri në verë, kur edhe ai do të zbarkojë në sallat e kinemave. Sidoqoftë, pas projektimit, duartrokitjet kanë qenë të shumta për regjisorin dhe aktorët kryesorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...