Erenik Beqiri, regjisori që rikthehu Shqipërinë në Kanë - Bota Sot
Erenik Beqiri, regjisori që rikthehu Shqipërinë në Kanë

Filma

Erenik Beqiri, regjisori që rikthehu Shqipërinë në Kanë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:16
Erenik Beqiri

Erenik Beqiri është regjisori që çoi Shqipërinë në festivalin e filmit në Kanë, rëndësinë dhe vlerën e të cilit e vërteton pjesëmarrja në të, yjet e industrisë botërore të kinemasë. Pas filmit “Skënderbeu” në 1954, filmi i 32-vjeçarit i titulluar “The van” (Furgoni) konkurroi për Palmën e Artë, në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër.

Nuk e mori atë, por për kinemanë shqiptare është një arritje e rëndësishme dhe ndoshta çdokush tjetër në vendin e Erenikut nuk do të kishte lënë media pa dalë. I tërhequr, edhe pse në angazhimin e tij si regjisor numërohen 3 filma të metrazhit të shkurtër në kurrikulumin e tij, ai preku ëndrrën e shumë regjisorëve shqiptarë të karrierës, Festivalin e Kanës. Erenik Beqiri vazhdon të prezantohet me modesti.

“The Van”, është historia e një të riu shqiptar që do të emigrojë. I mungojnë paratë. Për t’i siguruar ai ndeshet fizikisht brenda një furgoni në lëvizje. Dyert hapen për të dalë vetëm një fitues. Ky është filmi që Erenik Beqiri i përcolli publikut dhe kritikës shumëkombëshe në Francë.

“Gjatë kohës së konkurrimit, ne ishim 4 produksione; franceze, kroate, zviceranë. Kroatët edhe zviceranët nuk na mbështetën dot, pasi ti duhet të mbështetesh nga vendi yt edhe ne nuk e arritëm ta merrnim atë gjë, kështu që ngelën vetëm francezët. Edhe francezët pë 3 vjet insistuan që filmi të bëhej edhe mbase po mos kishte qenë për francezët, filmi s’do ishte bërë asnjëherë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...