Rosaku Donald feston ditëlindjen e 85-të

Filma

Rosaku Donald feston ditëlindjen e 85-të

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 19:29
Rosaku Donald

Donald Duck, një hero i filmave vizatimor dhe komikësh, kremton sot 85-vjetorin e lindjes.

Rosaku i bardhë me një sqep të verdhë-portokalli, zakonisht është i veshur me një bluzë të marinës dhe kapelë, dhe nuk ka pantallona.

Karakteri i preferuar i shumë brezave u shfaq për herë të parë në filmin shtatë minutash të Walt Disney "The Wise Little Chicken", më 9 qershor 1934.    

Megjithëse ishte paraqitja e tij e parë në film, ai në fakt u shfaq më herët në librin "Aventurat e Mickey Mouse", në vitin 1931.

Për dekada të tëra, karakteri i rosakut Donald u shfaq në një numër filmash të shkurtër, seri televizive, komike, video lojëra dhe libra.

Ai madje mori një yll në bulevardin Hollywood më 2004.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat