Serialet më të mira në vitin 2019

Filma

Serialet më të mira në vitin 2019

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Mediumi i njohur ‘Complex’ i ka kushtuar një artikull serialve të këtij viti.

Ata kanë përzgjedhur 25 serialet më të mira që janë transmetuar gjatë këtij viti.

Seriali më i mirë deri më tani cilësohet ‘Better Things’. Sezona e tretë e këtij seriali ka marrë komplimente të shumta. Performanca e yjeve si Pamela Adlon, Mikey Madison, Hannah Alligood, Olivia Eëard dhe Celia Imries është vlerësuar lartë. Kjo seri televizive është prodhim i ‘FX’.

Në pozitën e dytë gjendet ‘Barry’ që është prodhim i ‘HBO’.  Pastaj në listë gjendet “The Other Tëo”, prodhim i ‘Comedy Central’.

‘When They See Us’ zë pozitën e katërt. Deri më tani ky serial ka dal të jetë më i suksesshëm i ‘Netflix’.

Top 5-shën e përmbyll senzacioni i këtij viti ‘Chernobly’ që është prodhim i ‘HBO’.

Pa dyshim ai që ka zhgënjyer më së shumti është seriali “Game Of Thrones”. Sezona e fundit la shumë për të dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat