Arrestohet producenti i Wolf of Wall Street

Filma

Arrestohet producenti i Wolf of Wall Street

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:28
Riza Aziz dhe Leonardo DiCaprio

Riza Aziz, producent i filmave në Hollywood, është arrestuar në Malajzi nën dyshimin për pastrim parash. Aziz është producenti i filmit “Wolf of Wall Street”, ku aktor protagonist ka qenë Leonardo DiCaprio. Prokurorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar kompaninë e prodhimit të Riza Aziz për shpërdorim të parave të një fondi shtetëror miliarda Dollarësh për të financuar filmin.

Mamaja e Aziz dhe njerku i tij, ish-Kryeministri malajzian Najib Razak, janë të dy të akuzuar për korrupsion. Kryetarja e Agjencisë Antikorrupsion në Malajzi, Latheefa Koya, tha se Riza Aziz do të dalë të premten para gjykatës për t’u përballur me akuzat. Ai ka mohuar çdo akuzë. Kurse kompania e tij ka bërë tashmë një padi civile ndaj qeverisë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat