Në garë për rolin e Elvis Presley

Filma

Në garë për rolin e Elvis Presley

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 08:49
Ansel Elgort, Miles Teller, Austin Butler, Harry Styles

Në garë për të marrë rolin e një prej këngëtareve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ansel Elgort, Miles Teller, Austin Butler, Harry Styles, janë konkurrentë, por vetëm njëri prej tyre do të interpretojë Elvis Presley-n, në filmin biografik, që do të realizohet për të.

Producenti dhe skenaristi, Baz Luhrmann dëshiron që të gjejë një aktor që të jetë i aftë, të transmetojë tek publiku të njëjtin efekt si vetë këngëtari.

Filmi do të tregojë për marrëdhënien e këngëtarit me menaxherin e tij Tom Parker, rol të cilin do ta interpretojë me shumë mundësi aktori Tom Hanks. Parker kontrollonte çdo gjë në lidhje me Presleyn, si në jetën personale dhe atë profesionale, madje mori gjysmën e fitimeve, edhe kur këngëtari vdiq në 1977.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat