“Aladdin” ka tejkaluar shifrën e 900 milionë dollarëve të fitimeve nga shfaqjet në kinematë

Filma

“Aladdin” ka tejkaluar shifrën e 900 milionë dollarëve të fitimeve nga shfaqjet në kinematë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:36
ilustrim

Përshtatja e filmit klasik të Disneyt,”Aladdin” ka tejkaluar shifrën e 900 milionë dollarëve të fitimit që nga fillimi i shfaqjes në fund të majit, duke e bërë atë një nga ri-adaptimet më të suksesshme.

Film ka arritur shifrën prej 902.3 milionëve të fitimit në tregun botëror, i cili është i afërt me tituj të tjerë të Disneyt që kanë kaluar fitimet prej 900 milionë dollarëve, të tilla si “Beauty and the Beast”, “The Jungle Book”, “Alice in Wonderland.

Megjithatë, vetëm një ditë më pas dhe Aladdin arriti të ngjitet në krye të listës së më të suksesshme dhe po shkon drejt një miliard dollarëve. Në përputhje me dominimin aktual, “Aladdin” është filmi i tretë më i madh në botë, pas superheronjve “Avengers: Endgame” dhe “Captain Marvel”.

“Aladdin” tashmë fitoi 117 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë dhe pas shtatë javëve kjo shifër u rrit në 313 milionë dollarë.

Ai fitoi më shumë të ardhurat e tij nga Japonia, rreth 72 milionë dollarë, pastaj 63 milionë dollarë në Korenë e Jugut, 53 milionë dollarë në Kinë, 43 milionë në Britani të Madhe.

“Aladdin” është një adaptim i drejtpërdrejtë i një filmi të animuar që nga viti 1992, bazuar në historinë arabe të emrit “Njëmijë e Një Natë” dhe interpretimin francez nga Antoine Gallanda.

Në rolet kryesore janë shfaqur Mena Massoud së bashku me Will Smithin, Naomi Scott, Marwan Kenzari, Navid Negahban, Nasim Pedrad, Billy Magnussen dhe Numan Acar.

Ndryshe, filmi ishte drejtuar nga Guy Ritchie, i cili së bashku me John August punoi në skenarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat