“Shpresa dhe frika”, tema kryesore e edicionit të 10-të të Anibar

Filma

“Shpresa dhe frika”, tema kryesore e edicionit të 10-të të Anibar

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:50
Foto

(E plotësuar) - Shpresa dhe frika është tema kryesore e edicionit të Festivalit të Filmit të Animuar Anibar, i cili do të fillojë më 15 korrik, e ku do të shfaqen 300 filma të ndryshëm në pesë kinema të Pejës.

Kështu bënë të ditur sot në një konferencë për media zyrtarë të Anibar International Animation, festival ky që sivjet shënon edicionin e 10-të të tij.

Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, bëri të ditur se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme, teksa u shpreh optimist se krahas rritjes së festivalit, do të rritet edhe mbështetja institucionale për Anibar-in.

Sanaja: Tema e këtij edicioni është “Hopes and fears”

“Tema e këtij edicioni është ‘Hopes and fears’, do të thotë flet për shpresat dhe frikën. Ideja është që në një kohë kur jemi duke u bërë më indiferentë ndaj ndryshimeve politike, sociale dhe mjedisore, trajtimi i frikës dhe shpresave tona për të inspiruar ndryshimin... Këtë vit kemi pasur mbi 1 mijë aplikime në programe të ndryshme të festivalit, prej tyre janë përzgjedhur një numër i konsiderueshëm prej 300 filmash, 80 prej të cilëve do të jenë në kategori të ndryshme konkurruese, përfshirë çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar, çmimin për filmin më të mirë ballkanik, atë studentor, video-muzikor dhe filmin më të mirë të metrazhit të gjatë”, tha ai.

Koordinatorja për media, Leonora Aliu, tha se edhe kësaj radhe, janë përqendruar për një program sa më të pasur.

Aliu: Programi sivjet do të ketë 300 filma

“Programi sivjet do të ketë 300 filma, 15 programe speciale, 4 workshope për  fëmijë, 3 master-klasa dhe mysafirë specialë, regjisorët e njohur të serive të njohura të animuara në botë”, tha ajo.

Anibar International Animation Festival fillon më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik.

300 filma të animuar në edicionin e 10-të të festivalit Anibar

Rreth 300 filma të animuar, me një llojllojshmëri te pasur artistike me temë kryesore shpresën dhe frikën, do të shfaqen në kuadër të Festivalit Anibar.

Kështu bënë të ditur zyrtarë të Anibar International Animation Festival, i cili fillon më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik.

Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, tha se ka qenë shumë e rëndësishme që në këtë edicion të kenë laramani.

Ai bëri të ditur se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme që do të shfaqen në 5 kinema të Pejës.

"Tema e këtij edicioni flet për shpresat dhe frikat, me i trajtu shpresat dhe frikat tona për me i pri ndryshimeve. Filmat e këtij edicioni janë përzgjedhur me sukses. Kemi pasur 1 mijë aplikime, prej tyre janë përzgjedhur 300 filma. Edhe këtë vit kemi vazhduar t'i angazhojmë studentët nga Kosova në mënyrë që të rrisim kritikën e tyre", tha ai.

Leonora Aliu, koordinatore për media, tha se edhe kësaj radhe janë përqendruar për një program sa më të pasur.

 "Në edicionin e 10 të festivalit do të kemi 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 ëorkshope për te rinj, 3 masterklasa dhe mysafirë special, regjisorët e serialit 'Rick and Morty'", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat