“Rruga” i Besim Ugzmajlit seleksionohet në festivalin e akredituar nga Akademia Oscars

Filma

“Rruga” i Besim Ugzmajlit seleksionohet në festivalin e akredituar nga Akademia Oscars

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:58
Gresa Pallaska

Filmi “Rruga” i regjisorit Besim Ugzmajlit është seleksionuar edhe në “2019 Flickers’ Rhode Island International Film Festival”, festival ky i akredituar nga Akademia Oscars. Filmi poashtu paraprakisht është përzgjedhur edhe për Edmonton Film Festival edhe ky i akredituar nga Akademia Oscars.

Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.

Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë. 

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat