Christoph Waltz kthehet në “Bond 25” me rolin e Blofeldit - Bota Sot
Christoph Waltz kthehet në “Bond 25” me rolin e Blofeldit

Filma

Christoph Waltz kthehet në “Bond 25” me rolin e Blofeldit

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:19
Christoph Waltz

Christoph Waltz është parë në xhirimet e vazhdimit të 25-të për James Bondin, që nënkupton se në filmin e ri për agjentin sekret do të kthehet protagonisti negativ nga “Spectre”, Blofeld.

Kthimi i këtij karakteri është spekuluar që në fillim të vitit 2019, ndërsa është thënë se filmi do të titullohet “Shatterhand”

Waltz është parë duke xhiruar skenat për ‘007’ në studiot Pinewood, ndërsa fansat tashmë kanë nisur të mendojnë se si do të kthehet Blofeld në vazhdimin e ri, duke qenë se ai është kapur nga MI6 në fund të “Spectre”.

Protagonisti kryesor negativ në “Bond 25” do të jetë Rami Malek, i cili fitoi famë të madhe pas rolit të tij në “Bohemian Rhapsody”.

Spekulohet se Blofeld (Christoph Waltz) mund të bëjë paraqitje ndoshta si i burgosur duke u marrë në pyetje për informacione.

Xhirimet zyrtare të “Bond 25” kanë nisur në prill të këtij viti, ndërsa Daniel Craig do të jetë përsëri në rolin e agjentit sekret. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...