Anibar përmbyll me sukses edicionin e 10, mësoni fituesit - Bota Sot
Anibar përmbyll me sukses edicionin e 10, mësoni fituesit

Filma

Anibar përmbyll me sukses edicionin e 10, mësoni fituesit

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Është mbyllur me sukses edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar – Anibar, që u mbajt nga 15 deri më 21 korrik 2019 të këtij viti në Pejë.

Në këtë edicion jubilar, Anibar u bë nikoqir i mijëra mysafirëve nga mbarë bota dhe nga vendi, shfaqi 300 filma të animuar në pesë kinematë: Jusuf Gërvalla, Kinemaja për fëmijë e të rinj në teatrin “Istref Begolli”, Kinemanë “Urban”, te Liqeni dhe te Kubat; po ashtu shfaqi 15 programe speciale, dy prezantime speciale nga regjisorët e serialit “Rick dhe Morty”, mbajti pesë punëtori për fëmijë dhe të rinj, si dhe dy masterklasa për studentë të artit dhe gazetarisë dhe katër panele diskutimi për rolin e artit në avancimin e të drejtave të njeriut dhe aktivizimit.

Anibar, po ashtu, shfaqi filmat që ishin në garë për filmin më të mirë të animuar të metrazhit të gjatë, ndërkombëtarë, nga Ballkani, filmin më të mirë të animuar me muzikë, dhe filmin më të mirë të animuar nga studentët.

Në vijim janë fituesit:

1. Në kategorinë e filmit më të mirë të animuar ndërkombëtar fitues është:
Filmi “And then the bear” nga Agnes Patron

Falënderim special për filmin “I’m going out for cigarettes”, nga Osman Cerfon dhe“Egg” nga Martina Scarpelli.

2. Garën për kategorinë e studentëve e fitoi:
Filmi: “Applesauce” nga Alexander Gratzer

Falendërime speciale për “Hide N Seek” nga Barbora Halirova

3. Nga kategoria e Filmit më të mirë të metrazhit të gjatë fitoi:
Filmi:” The Toëer”,nga Mats Grorud

4. Nga gara për filmin më të mirë të Ballkanit:
Filmi: “Imbued Life” nga Thomas Johnson dhe Ivana Bosnjak

Falënderime speciale për “N’korniz” nga Gëzim Ramizi

5. Filmi muzikor i animuar më i mirë shpallet: “SIAMES – MR. FEAR”, nga Pablo Rafael Roldan, Ezequiel Torres

6. Çmimi i Publikut iu dha: “Toomas Beneath the Valley of the Wild Wolves” nga Chintis Lundgren

Juria kryesore e festivalit që përzgjodhi fituesit në katër kategori ishte në përbërje të: Koji Yamamura, Agotta Vegso, Annette Schinlder, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley.

Ndërsa filmin më të mire të studentëve e ka vlerësuar juria në përbërje të: Hana Arapit, Jon Mithi, Lum Radoniqi, Qëndrim Spahija, Rigon Kurteshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...