Përfundon PriFest 11, lista me të gjithë fituesit

Filma

Përfundon PriFest 11, lista me të gjithë fituesit

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:10
Foto

Mbi 70 filma, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës.

Në katër hapësira të ndryshme, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, kino Armata dhe në kinemanë e hapur në sheshin “ ZahirPajaziti”, qytetarët patën mundësinë të shohin filmat e gjitha programeve garuese dhe jo garuese.

Ndërsa sonte, në Teatrin Kombëtar, me fillim nga ora 21:00, është mbajtur edhe ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11 të PriFest.

Mes një konkurrencë shumë të fortë, me filma nga shumë shtete të botës, nga Hong Kongu, e Korea e Jugut, e deri tek Ekuadori e Sh.B.A., dhe shumë shtete të ndryshme të Evropës e rajonit, dhe ajo që na gëzon shumë edhe filma të Kosovës, juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur që fituesit e programeve garuese të PriFest të jenë këta:

Programi garues i filmave Ballkanit – Kinamaja Mjaltë dhe Gjak

Filmi më i mirë: ‘Streha mes reve’ nga regjisor Robert Budina/ Shqipëri-Romani

Regjisori më i mirë: MahmutFazilCoskun, për filmin “The Announcement”/ Turqi-Bullgari

Aktori më I mirë: Arben Bajraktari, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri

Aktorja më e mirë: IrenaCahani, nga filmi “Streha mes reve”/ Shqipëri

Programi garues i filmave Evropian

Filmi më I mirë: ‘Consequences’ nga regjisori Darko Stante/ Slloveni

Cmimi special i jurisë për aktorin VladimirMishukov, në fiminElephantsCanPlayFootball, nga regjisori MikhailSegal/ Rusi

Mirënjohje speciale / për Zoe nga filmi ‘The days to come’/ Spanjë

Programi Garues i filmave të metrazhit të mesëm

Çmimi për filmin më të mirë: ‘Let’s the death be alive’, nga regjisori UrielJaouenZrehen/ Francë

Programi Garues i filmave dokumentar

Dokumentari më i mirë: ‘BlueBreath’ nga regjisori RodrigoAreias/ Portugali-Finlandë-Francë

Mirënjohje speciale: Filmi ‘MielEmile’ nga PeterVonHouten/Holandë

Programi garues i filmave studentorë

Çmimi për filmin më të mirë: ‘ColourCage’ nga DanielReascos/ Ekuador

Çmimi FIPRESCI e fitoi filmi “The Announcement” nga regjisori MahmutFazil, i cili ishte pjesë e programit garues të filmave të Ballkanit.

Juria e mediave çmimin e dedikoi për filmin “The days to come”, nga CalosMarques Marcet, Spanjë, i cili ishte në garë në programin e filmave Europian.

Ndërsa, Juria e pavarur e studentëve, çmimin e dhanë për filmin “Let’s the death be Alive”, nga regjisori UrielJaouenZrehen, i cili ishte në garën e programit të filmave të metrazhit të mesëm.

E filmi më i votuar nga publiku i dedikohet filmit shqiptar “Pranverë e Paharuar në Fshatin e Harruar”, me regji nga Kushtrim Bekteshi/ Maqedoni

Kurse çmimin për programin Green Film Project, i cili është program me karakter garues me temë mbrojtjen e mjedisit, ku këtë vit do të ishte me fokus të veҫant në cilësinë e ajrit, e fiton filmi“Nature”, nga BeatriceShabanaj dhe Verona Berisha.

Gara tradicionale e projekteve ‘BestPitch’ ka projektet fituese. Këtë vit fitues të BestPitch janë:

Çmimi i post-produksionit në vlerë prej 50,000 euro (në shërbime post-produksioni), dhënë nga kompania: ‘IN MY COUNTRY Production’ nga Kosova, i është dhënë projektit GULIZAR, nga regjisorja BelkisBayrak.

Çmimi për Audio-post produksion (foleys) në vlerën prej 10.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: ‘AUDIOHAUS’ nga Maqedonia, i është dhuruar projektit AISHA nga HanisBagashov.

Çmimi monetar tradicional për ‘BestPitch’ në vlerën prej 1.500 euro, që ndahet nga PriFest, e fiton projekti “MyBrother”, nga YulianMalaj dhe HarrisDavas.

Ndërsa, mirënjohjet për arritje jetësore në kinematografi ju dhanë aktorëve MelihateQena dhe SelmanLokaj.

Gjithashtu në ceremoninë e hapjes së PriFest11, çmimi për arritje ndërkombëtare vjetore të kinastit kosovar iu dha aktorit Kushtrim Hoxha.

Këtë vit, anëtaret e jurisë së PriFest 11 ishin: Karin Dix, Daniel Mulloy dhe Eponine Momenceau (Juria e Programit Garues të Ballkanit-Mjaltë dhe Gjak), Claudia Landberger, Armond Morina dhe Vladimir Anastasov (Juria e Programit Garues Evropian), Dieter Weiczorek, Barbara Glebicka Giza dhe Steven Yates (Juria Fipresci), Raymond van der Kaaji, Kushtrim Krasniqi dhe Petar Protic (Juria e Programir të Metrazhit të Mesëm), Barbara De Lorey, Lulzim Zeqja dhe Chris Belloni (Juria e Programit Dokumentar), Adriatik Kelmendi, Rabije Kryeziu dhe Arbër Selmani (Juria e Mediave), Myra Appannah, Fabio Tucci dhe Besmir Bitraku (Juria e Programit Garues të Filmave Studentorë), Dora Xhemajli, Armend Ballazhi dhe Elena Tafa (Juria e Pavarur e Studentëve).

Më një rritje evidente të programit, numrit të mysafirëve dhe shikuesve, PriFest përmbyll edicionin 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat