Si ndikojnë skenat e intimitetit në filma te fëmijët

Filma

Si ndikojnë skenat e intimitetit në filma te fëmijët

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 22:24
Foto

Kinematografia moderne është e mbushur me skena të natyrës seksuale. Prandaj, prindërit përpiqen t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga shikimi i përmbajtjeve tronditëse

Shkrimtarja e re dhe nënë e një djali shtatëvjeçar nga Bruklini, Ronnie Koenig, e cila është e njohur për artikujt e saj mbi familjen, fëmijët, martesën dhe lidhjet, beson që nuk do të duhej të jeni tepër të ngarkuar me skena seksi nga filmat dhe të përpiqeni që me të gjitha mënyrat t’i mbroni fëmijët, sepse herët apo vonë do të mësojnë diçka për ato gjëra, edhe pse ua ndaloni.

Natyrisht, nuk do t’u tregoni posaçërisht fëmijëve filma seksi, mirëpo ata filma mund t’i shohin në TV.

Për fëmijët është më mirë të shohin seks në prani të prindërve, me të cilët më vonë do të bisedojnë për këtë temë, sesa të kërkojnë në internet përgjigje për pyetjet e “ndaluara”.

Psikologët e fëmijëve konsiderojnë që nuk ka asgjë më të tmerrshme në atë që fëmija të shohë dy njerëz në krevat.

Në skenat erotike fëmijët me siguri nuk do ta kuptojnë esencën e asaj se çfarë ndodh, mirëpo reagimi i të rriturve shpesh çon në perceptim të gabueshëm.

Kur njerëzit vetëm rrotullohen në krevat, truri i fëmijës nxjerr diçka nga kuptimi i botës. Për shembull, kjo mund të loja fshehtazi. Mirëpo nëse në momentin e shikimit të skenës seksi prindërit ia mbyllin sytë fëmijës, mendja e tij do të jetë e përqendruar në atë se çfarë ndodh: “Atë që e shihni është shumë e keqe, nuk mund të shihni këtë, dhe nëse e shikoni, atëherë do të bëheni të këqij”.

Natyrisht, nuk duhet treguar fëmijës filma me përmbajtje seksuale, sepse mund të frikësoni fëmijën, të shkaktoni lidhjen me diçka të pakëndshme, të dhembshme dhe të neveritshme, gjë që në të ardhmen me siguri do të ndikojë në jetën e tij seksuale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat