Zëri i Minnie Mouse; Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, aktorja Russi Taylor - Bota Sot
Zëri i Minnie Mouse; Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, aktorja Russi Taylor

Filma

Zëri i Minnie Mouse; Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, aktorja Russi Taylor

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:09
Russi Taylor

Russi Taylor, gruaja që për më shumë se 30 vjet ishte zëri historik i personazhit të famshëm të Disneyt, Minnie Mouse, ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare.

Aktorja vdiq në Glendale të Kalifornisë.

Që prej 1986-tës, Taylor ishte burim i shumëvleresuar zeri për seri televizive të animuar, filma dhe parqe tematike, duke përfshirë ketu dhe partneren aq te adhuruar te Mickey Mouse-t. por ka pasur role tek seriali I famshem The Simpsons, duke përfshirë ketu Martinin, shokun e ngathët të klasës se Bartit.

Interesante është se duke pasqyruar karakterin qe interpretoi, Taylor u martua me Wayne Allwine, zërin e Mickey-t deri në vdekjen e tij në 2009.

Taylor, e lindur në Cambridge, Massachusetts, ne 4 maj 1944, u zgjodh ne mesin e 200 kandidateve për zërin e Minniet ne nje prove te vitit 1986. Taylori u martua me Allëine ne 1991, dhe ishin po aq te pandashem sa edhe personazhet e famshme, te cilëve u dhanë gjallërinë me zërin e tyre ne ekran.

“Nuk kam dashur kurrë të jem e famshme“, pat thene ajo dikur “Personazhet që bëj interpretoj janë të famshem, dhe kjo më mjafton”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...