Dokumentari “Sutormani 1991” mbushi Kino sallën në Katërkollë - Bota Sot
Dokumentari “Sutormani 1991” mbushi Kino sallën në Katërkollë

Filma

Dokumentari “Sutormani 1991” mbushi Kino sallën në Katërkollë

Nga: Beqir Sina Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:32
Din Zeneli

ULQIN: (Bota Sot 10 Gusht 2019) Në ambientet e Kino sallës në Katërkollë, u shfaq premiera e filmit dokumentar “Sutormani 1991” të autorit Hajredin Zeneli trasmetojë TV TEUTA , raporton Botasot.

Në sallën e mbushur përplot, si me vendas ashtu edhe me të ardhur nga diaspora, u përkujtuan për të disatën herë ngjarjet e hidhura të asaj kohe, por që fatmirësisht falë guximit të personave të ndryshëm, e sidomos vetë familjarëve, përfunduan pa fatkeqësinë e planifikuar nga udhëheqësia ushtarake. Përpara shfaqjes së filmit folën persona që vetë në atë kohë ishin rezervistë ushtarak në Sutorman, ose kishin atje dike prej familjes, si Haxhi Sulejmani apo Ethem Mehani, të cilët me të pranshmit ndanë disa nga momentet më të veçanta të asaj periudhe.

Për idenë dhe vetë realizimin e filmit folën Hajredin Kovaçi nga OJQ Harmonia si dhe vetë autori i filmit Hajredin Zeneli

Ndërkaq në rrjetin social Facebook shikues Ulqinak shkruajtën se shfaqja është mbajtur mbrëmë me datën 9 Gusht 2019,në sallën e kinemasë në Katerkollë në Anë të Malit-Ulqin,u shfaqë premira e filmit dokumentar:"Sutormani 1991" me regji të Din Zenelit.

Moderatori i kësajë premiere ishte aktori Shefqet Luca.

Filmi tregon ngjarëjen e viteve 1991,ku Armata e ish Jugosllavisë kishte mobilizuar rezervistët e rinjë  shqiptar nga trevat e Ulqinit për ti dërguar në luftrat që kishin për interes formimin e Serbis së Madhe,të cilët refuzuan këtë luftë,dhe ata u quajtën dezerter nga anët e oficerave ushtarak jugosllav.Ishte një heroizëm i vërtetë i atyre të rinjëve,sepse ligjët e luftës  ishin shumë të rrepta.Por ata shpëtuan falë një mobilizimi të popullit dhe në veçanti nënave shqiptare të cilat u mobilizuan me bijt e tyre,për të ju shmangur një masakre të dytë të "Tivarit".

Në këtë mbrëmje folën disa nga dëshmitarët e kësajë ngjarëje: Ethem Mehani,Haxhi Sulejmani,dhe autori i realizimit të këti filmi Din Zeneli,të cilët i rikujtuan të pranishmëve momentet më rinqethëse të përballimit me vdekjen.

Filmi"Sutormani 1991", i cili u pritë mjaft mirë nga artëdashsi vendas dhe atyre nga Diaspora të cilët janë me pushime në vendlindjen e tyre tha realizuesi i saj se ai është optimist dhe ka si qëllim që në të ardhëmen të paraqitët edhe në festivalet e filmave ./BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...