Filmi ‘Zana’ premierë në festivalin filmik të Toronto-s

Filma

Filmi ‘Zana’ premierë në festivalin filmik të Toronto-s

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Filmografia shqiptare po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Zana’ një prodhim ky shqiptar me producent Casey Cooper do të ketë premierën botërore në festivalin ndërkombëtar në Toronto.

Ky festival mbahet nga 5 deri më 15 shtator dhe pjesëmarrës janë deri në 480.000 njerëz. ‘TIFF’ zanafillën ka që prej vitit 1976.

‘Zana’ me aktorët kryesorë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca, do kenë mundësinë të shfaqin edhe një herë vlerat artistike të Kosovës në organizimet më të mëdha botërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat