“Maleficient 2” vjen më 18 tetor, Angelina Jolie sërish në rolin kryesor - Bota Sot
“Maleficient 2” vjen më 18 tetor, Angelina Jolie sërish në rolin kryesor

Filma

“Maleficient 2” vjen më 18 tetor, Angelina Jolie sërish në rolin kryesor

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:22
Angelina Jolie

Një poster i ri i “Maleficient 2” është lëshuar në internet, duke i dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të të gjithë personazheve kryesorë të filmit. Skenari i filmit sillet rreth Princeshës Aurora (rol i luajtur nga Elle Fanning) dhe se si dashuria e saj do të provojë lidhjen e saj me kunatën.

Pas publikimit të posterave të tri personazheve kryesore femra të filmit, një poster i ri është publikuar në faqen e filmit në Instagram. Personazhi i Angelina Joliet është fokusi kryesor i posterit, dhe asaj i bashkohen personazhet e tjerë kryesorë si: Princesha Aurora, Mbretëresha Ingrith (rol i luajur ngaMichelle Pfeiffer), Connal (luajtur nga Chiwetel Ejiofer), Prince Phillip (luajtur ngaHarris Dickinson), dhe personazhi i luajtur nga Ed Skrein.

Sipas Screen Rant, emri i personazhit Ejiofer ende nuk është konfirmuar si Connal. Personazhi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në vazhdim, dhe posteri vë në lojë faktin nëse do të ketë në film personazh edhe si njëbrirëshi.

Fakti që ekziston një zanë tjetër me brirë në mbretëri është në vetvete domethënëse. Mbetet për tu parë nëse personazhi i Ejiofer është disi i lidhur me Maleficent.

Një tjetër personazh i madh në “Maleficent 2” është luajtur nga Skrein. Karakteri gjithashtu ka brirë dhe ky personazh spekulohet se është zuzari kryesor i filmit. Disney deri më tani ka mbajtur në fshehtësi detajet rreth personazhit të ri.

“Maleficent 2″ vjen pas versioni të parë të filmit në vitin 2014, njofton Revista People. Regjisor i filmit është Joachim Rønning, i cili është i njohur për filmat si “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, dhe do të publikohet më 18 tetor. 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...