Seria televizive “Breaking Bad”, tani vjen edhe si film, xhirimet gati të përfunduara

Filma

Seria televizive “Breaking Bad”, tani vjen edhe si film, xhirimet gati të përfunduara

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Për këtë jemi të sigurt që nuk keni dëgjuar.

Nëse jeni fans i serisë më të njohur dhe më të vlerësuar “Breaking Bad”, atëherë kemi një lajm të mirë për ju, xhirimet e filmit pothuajse kanë përfunduar të gjitha.

Bob Odenkirk, i cili luan avokatin e Soul Goodman ka konfirmuar se filmi do të dal në treg në AMC dhe Netflix në vitin e ardhshëm, këtë e tha gjatë një interviste për sezonin e pestë të serisë të mirënjohur “Breaking Bad”, raporton “Unilad”.

“Kam degjuar gjëra të ndryshme në lidhje me të, por jam shumë i entuziazmuar për filmin “Breaking Bad”. Nuk më prit deri sa të dal- vazhdoi ai për “The hollywood reporter”.

Po ashtu ai shtoi se stafi i filmit të “Breaking Bad” kanë bërë një punë të mahntishme duke e mbajtur sekret këtë lajm, pasi që shumë pak njerëz e kanë ditur se tani kjo seri do të vjen edhe si film.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat