Stupcat me skeç të ri: Vedati pa shkollë të mesme kërkon të diplomojë, Mensuri si dekan refuzon edhe pse kërcënohet me jetë

Filma

Stupcat me skeç të ri: Vedati pa shkollë të mesme kërkon të diplomojë, Mensuri si dekan refuzon edhe pse kërcënohet me jetë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 20:17
Stupcat

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Temat e diplomave” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Vedati luan rolin e një studenti që dëshiron të blejë një diplomë, ndërsa Osmani si këshilltari i tij. Mensuri kësaj radhe vjen si dekan, i cili refuzon t’i jap diplomë Bajramit pasi që ai nuk e ka të përfunduar as shkollën e mesme.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat