Filmi “Joker” duartrokitet për tetë minuta rresht në “Venice Film Festival” - Bota Sot
Filmi “Joker” duartrokitet për tetë minuta rresht në “Venice Film Festival”

Filma

Filmi “Joker” duartrokitet për tetë minuta rresht në “Venice Film Festival”

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:46
Foto

Premiera e “Joker” në Festivalin e Filmit në Venecia mbajti në këmbë publikun tetë minuta të shtunën në mbrëmje për aktorin Joaquin Phoenix dhe regjisorin Todd Phillips.

Phoenix dhe Phillips në Sala Grande iu bashkua edhe aktorja Zazie Beetz, që luan rolin e fqinjës së Joker, ndërkohë që Robert De Niro, që luan rolin e një moderatori, nuk mundi të ishte i pranishëm në Lido, Venecia, shkruan Variety.

Filmi është përfolur tejet shumë që prej ditës që u njoftua realizimi i tij. Të shtunën u mbajtën dy shfaqje për shtypin, të dyja të mbushura plot dhe të dyja përfunduan me duartrokitje në momentin që u shfaq emri i Joaquin Phoenix në ekran.

Performanca e Phoenix si Arthur Fleck, një burrë i trishtuar që transformohet në një ikonë të nihilizmit të dhunshëm, përflitet që tani si e denjë për ‘Oscar’. Më parë, Phoenix ka thënë se nuk është frymëzuar nga portretizimet e mëparshme të Joker për të realizuar versionin e tij.

“Nuk iu referova versioneve të mëparshme të personazhit”, ka thënë ai. “Duhet ta krijoja vetë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...