Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu: Bojkotoni serialin që trillon vrasjen e një palestinezi - Bota Sot
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu: Bojkotoni serialin që trillon vrasjen e një palestinezi

Filma

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu: Bojkotoni serialin që trillon vrasjen e një palestinezi

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:36
Foto

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje izraelitëve ta bojkotojnë serialin që shfaqet në HBO – “Our Boys”, të cilin e etiketoi si antisemitik.

Ai shkroi në llogarinë personale në Facebook se izraelitët duhet të ndalen së shikuari programin në atë kanal sepse propagandon gënjeshtra kundër shtetit të Izraelit.

Seriali “Our Boys” tregon historinë e vrasjes rrëqethëse të një adoleshenti arab në vitin 2014.

Ai u vra nga ekstremistët hebrenj pas rrëmbimit dhe vrasjes së tre izraelitëve, studentë të një shkolle fetare në Bregun Perëndimor.

Kjo vrasje ka shkaktuar një seri incidentesh që përfundimisht çuan në një luftë 50-ditore në Rripin e Gazës midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit.

Seriali, i bërë me bashkëpunimin e autorëve izraelitë dhe palestinezë, është i diskutueshëm në Izrael sepse u përqendrua në vrasjen e arabëve, jo në atë që i parapriu. 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...