Shkrimtarja nxiti thashethemet: A po vjen filmi tjetër për Harry Potterin? - Bota Sot
Shkrimtarja nxiti thashethemet: A po vjen filmi tjetër për Harry Potterin?

Filma

Shkrimtarja nxiti thashethemet: A po vjen filmi tjetër për Harry Potterin?

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:09
Filmi "Harry Poter"

Fansat e Harry Potterit janë të entuziazmuar nga shkrimet e mediave për një vazhdim të filmit.

Shkrimtarja J. K. Rowling i kënaqi të gjithë fansat me një mesazh të shpërndarë në mediat sociale.

Shkrimtarja e njohur la një mesazh interesant në llogarinë personale në Twitter, e cila menjëherë ngjalli komente dhe teori konspirative.

Ajo aludoi në vazhdimin e fundit të sagës së Harry Pottert, “Harry Potter dhe fëmija i përhumbur”. Botimi shfaq markën e famshme të Dark Lord Voldemore, dhe përveç kësaj shkruante se “ndonjëherë, errësira vjen nga vendet e papritura”.

Sidoqoftë, të gjitha shpresat e fansave u shpërndanë kur Pottermore, faqja zyrtare e Harry Potter, njoftoi se “diçka emocionuese po vjen pas ‘Fëmijëve të përhumbur”, por nuk është një film…”, shkruan Daily Star.

Ndryshe, në këtë vazhdim të fundit të librit dhe lojërave, historia zhvillohet 19 vjet pas vdekjes së Lord Voldemore, Harry Potter u rrit duke punuar në Ministrinë e Magjisë, dhe djali i tij trashëgoi talentin e babait për t’u futur në telashe. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...