Nisin filmimet e 007, “Licensë për të vrarë” për herë të fundit me Daniel Craig - Bota Sot
Nisin filmimet e 007, “Licensë për të vrarë” për herë të fundit me Daniel Craig

Filma

Nisin filmimet e 007, “Licensë për të vrarë” për herë të fundit me Daniel Craig

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 15:50
Daniel Craig

Licencë për të vrarë… por vetëm nga kavilja e lartë! Daniel Craig u shfaq në festivalin e filmit në Toronto me një kostum të zi elegant, kravatë dhe atlete! Nuk kaloi pa u diskutuar kjo përzgjedhje e aktorit të famshëm, i konsideruar si ndër 007-tat më të suksesshëm deri tani.

Ndërkohë në qytetin e bukur Italian të Maters po përgatitet shesh-xhirimi i filmit të 25-të mbi agjentin më të famshëm sekret të botës.

Filmi i ri “Nuk është koha për të vdekur“ do ta sjellë për herë të fundit Craig si 007, ndërsa rikthen bukuroshen franceze Lea Seydoux.

Aktori britanik mbërriti në Bari me një avion privat nga Kanadaja dhe prania e tij, u shndërrua në një magnet të vërtetë si për banorët e Materës së shpallur kryeqytet i kulturës evropiane, ashtu edhe për turistët të cilët u desh ndërhyrja e autoriteteve që ti mbanin larg shesh-xhirimit.

Pas shume ngurrimesh, Craig e konfirmoi në 2017-tën se do të kthehej për herë të pestë dhe të fundit si agjenti sekret 007. Filmi i ri do ta tregojë Bondin teksa shijon një jetë të qetë në Xhamajka pasi është tërhequr nga shërbimi aktiv, por kjo derisa shfaqet miku i tij i vjetër, Felix Leiter, i cili i kërkon ndihmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...