Publikohet paraqitja finale e shkurtër e horrorit “Doctor Sleep”

Filma

Publikohet paraqitja finale e shkurtër e horrorit “Doctor Sleep”

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:06
Filmi “Doctor Sleep”

Është publikuar paraqitja finale e shkurtër e adaptimit filmik të librit horror të Stephen Kingut, “The Shining”, që ndjek jetën e të rriturit Dan Torrance, gjegjësisht Doctor Sleep.

Disa vite pas ngjarjeve në pjesën e parë të horrorit, i rrituri Dan Torrance njihet me një femër me aftësi të ngjashme që i ka edhe ai.

Në këtë mënyrë, ai mundohet ta mbrojë nga kulti “The True Knot”, i cili i përfshin fëmijët që kanë fuqi për t’i bërë të pavdekshëm.

Regjinë e horrori të titulluar “Doctor Sleep” e ka bërë Mike Flanagan, duke u bazuar në librin e King të vitit 2013.

Torrance tash është një 40-të vjeçar me fuqi psikike, i cili lufton me alkoolizmin, ndërsa rolin e tij e luan Ewan McGregor.

Billy Freeman, Crow Daddy, Dr. John, Snakebite Andi dhe shumë të tjerë, e përbëjnë listën e aktorëve të filmit që do të nisë shfaqjen më 8 nëntor të këtij viti. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat