Filmi me Jennifer Lopez “Hustlers”, thyen rekord Ballkanik ne shitjen e biletave! - Bota Sot
Filmi me Jennifer Lopez “Hustlers”, thyen rekord Ballkanik ne shitjen e biletave!

Filma

Filmi me Jennifer Lopez “Hustlers”, thyen rekord Ballkanik ne shitjen e biletave!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:42
Ilustrim

Jennifer Lopez u kthye ne skenë me filmin e saj të fundit Hustlers. Për këtë film Cineplexx organizoi eventin #LadiesNight, ku u dhanë shpërblime nga brende të ndryshme për të pranishmet në salla, dhe u arrit një numër rekord i shitjes së biletave.

Përveç 103 shpërblimeve të shpërndara, Cineplexx arriti të thyej rekord Ballkanik me shitjen e biletave për këtë film, duke kapur numrin e 1908 biletave të shituara vetëm në natën e parë.

Përtej të gjitha pritshmërive, ky film ngazëlleu audiencat në Festivalin e Torontos, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze dhe më të mëdha të filmit në botë. Filmi u quajt si “qesharak, emocionues, fuqizues, dhe në momente i frikshëm”, ndërsa performanca e aktores Jennifer Lopez po cilësohet si më e mira qysh nga filmi i njohur i saj “Out of Sight“.

Frymëzuar nga artikulli viral në New York Magazine, Hustlers flet për një grup ish striptistesh, të cilat bashkohen për t’ju bërë dëm klientëve të tyre nga Wall Street. Filmi do vazhdojë të shfaqet në CINEPLEXX edhe gjatë javëve në vazhdim, dhe mund ta shihni në këto orare.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...