E gjithë historia e “Game of Thrones” në një sixhade - Bota Sot
E gjithë historia e “Game of Thrones” në një sixhade

Filma

E gjithë historia e “Game of Thrones” në një sixhade

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:36
Foto

Një ekspozitë që përfshin një sixhade e cila ilustron momente nga seriali televiziv hit i HBO-së, “Game of Thrones” u çel në Bayeux, të Normandisë, vetëm pak më larg muzeut që strehon tapetin e famshëm të shekullit të 11-të, nga ku sixhadja e merr frymëzimin.

Ajo u krijua në Irlandën e Veriut, në njërin prej sheshxhirimeve të serialit që “çmendi” botën. Rreth 30 endës punuan për gati 1.500 orë për thurjen e saj. në sixhade rrëfehet përmes figurave të qëndisura historia e filmit, duke nisur me Mbretin Robert Baratheon teksa viziton Starks-ët në Winterfell.

Historia e treguar në tapetin 66 metra të gjatë mbyllet në frymën e serialit, me zjarr dhe gjak, ashtu si edhe skenat kontroverse që shënjuan sezonin e tetë dhe final të tij.

Sixhadja e famshme origjinale e Bayeux, një vepër e shekullit të 11-të, rrëfen pushtimin norman të Anglisë. Në të rrëfehet historia e pushtimit nga ai që do të ishte mbreti i ardhshëm William I, duke kulmuar në Betejën e Hastings dhe humbjen e Haroldit në vitin 1066.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...