Bebe Rexha është e përzgjedhura nga “Disney” për të interpretuar kolonën zanore të “Maleficent 2”

Filma

Bebe Rexha është e përzgjedhura nga “Disney” për të interpretuar kolonën zanore të “Maleficent 2”

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:13
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po arrin çdo herë e më shumë të shënojë arritje të shumta në karrierë.

Së fundmi është zyrtarizuar nga shtëpia e madhe diskografike “Disney”, që ajo do të jetë interpretuesja e kolonës zanore të filmit “Maleficent 2”, i cili shënoi sukses të jashtëzakonshëm me pjesën e parë.

“You can’t stop this girl” mban titullin kolona zanore që Bebe Rexha do ta interpretojë, dhe tashmë ka përfunduar incizimi i saj.

Kënga është një baladë e luajtur në piano, gjersa këngëtarja me prejardhje shqiptare ka njoftuar se ajo do të publikohet këtë të premte, më 20 shtator.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat