Nga 8.6 në 3.9, filmi “Zana” pati rënie të rating-ut, aktorja Adriana Matoshi iu fton ta mbështetni filmin me votën tuaj

Filma

Nga 8.6 në 3.9, filmi “Zana” pati rënie të rating-ut, aktorja Adriana Matoshi iu fton ta mbështetni filmin me votën tuaj

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:59
Filmi "Zana"

Kosova po lobon pafundësisht që filmi “Zana”, që është prodhim i kinematografisë vendore, të arrijë të nominohet për në “Oscars 2020”.

Ky film është propozimi i shtetit kosovar këtë vit për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Përderisa pritshmëritë duken të larta dhe për filmin e regjisores Antoneta Kastrati, kanë raportuar edhe mediat botërore, duket se ai ka nevojë edhe për më shumë shtytje që të arrijë vlerësimet sa më të larta.

Pikët apo ‘rating’ i këtij filmi në këtë faqe do të luajnë një rol të madh në shikueshmërinë e filmit dhe arritjet e tij në nivel ndërkombëtar.

Nga 8.6 iMDb sa ishte në fillim, filmi “Zana” pati një rënie në 3.6 dhe sipas aktore së rolit kryesor, Adriana Matoshi, kjo ndodhi për shkak të keqdashësve të filmit, që nuk ditën ta vlerësojnë atë.

Kështu, aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, u bëri thirrje të gjithë ndjekësve që të vlerësojnë sa më lartë filmin në iMDb (Internet Movie Detabase).

Vizitorëve në këtë faqe u mundësohet të votojnë nga 1 deri në 10 yje, dhe këtë mund ta bëjnë përmes regjistrimit në faqe, apo përmes Facebook-ut dhe G-mailit, dhe linkun për ta bërë këtë mund ta gjeni KËTU.

Rezultati nga thirrja e aktores Matoshi duket të ketë qenë sukses, pasi ‘rating’-u i filmit është ngritur menjëherë në 6.1 pas votave nga shqiptarët, me çka do të jetë një indikator edhe më i fortë, që filmi të arrijë të nominohet në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve kinematografike në botë. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat