Aktorët e “Narcos” tregojnë datën e lansimit të sezonit të dytë

Filma

Aktorët e “Narcos” tregojnë datën e lansimit të sezonit të dytë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Është mësuar data e lansimit të sezonit të dytë të “Narcos”.

Data e lansimit të sezonit të ardhshëm të “Narcos” duket se është zbuluar nga një prej anëtarëve të saj të kastit, shkruan The Independent.

Është bërë e njohur se që nga dhjetori i kaluar nga yjet Diego Luna dhe Michael Pena që “Narcos” do të kthehet me sezonin e dytë, por nuk dihet ende saktësisht se kur është premiera.

Siç vërehet nga Lad Bible, José Maria Yazpik – i cila interpreton Amado Carrillo Fuentes në dramën e kartelit – duket se ka njoftuar pa dashje datën e kthimit, duke e mundur Netflixin.

Ai u pyet në Instagram se kur është data e publikimit, ai u përgjigj “Febrero”, që në gjuhën spanjolle nënkupton muajin shkurt.

Netflix ka refuzuar të komentojë datën e rikthimit të serialit, por nuk është hera e parë që një aktor ose producent ka zbuluar se kur do të publikohet seriali, para njoftimit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat