Filmi “Klithma” fiton çmimin kryesor në “West Nordic International” - Bota Sot
Filmi “Klithma” fiton çmimin kryesor në “West Nordic International”

Filma

Filmi “Klithma” fiton çmimin kryesor në “West Nordic International”

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 22:00
Filmi “Klithma”

Filmi “Klithma” i regjisorit Korab Lecaj ka fituar çmimin kryesor “BEST SHORT FILM” në edicionin e 7-të të festivalin e filmit “West Nordic International”.

Vetë regjisori Lecaj ka thënë se filmi i tyre është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia, Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia dhe Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia.

“Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-ja, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat