Të hënën fillon “Java e filmit të Maqedonisë” në Prishtinë

Filma

Të hënën fillon “Java e filmit të Maqedonisë” në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 09:53
“Java e filmit të Maqedonisë”

Kosovafilmi në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë, do të organizojë të hënën me 2 dhjetor 2019, në Prishtinë “Javën e filmit të Maqedonisë”. Filmi i parë do të shfaqet në orën  20:00 në kinemanë ABC. Shikuesve të kryeqytetit do t’u prezantohet aktori i njohur Meto Jovanovski, që interpreton rolin kryesor në filmin e mbrëmjes dhe drejtori i Kinotekës së Maqedonisë Vladimir Angelov.   

Ndërkaq, në programin e paradites Kosovafilmi në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjise së filmit, do të organizojnë debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, (interpreton rolin kryesor në filmin “Gëzuar Vitin i Ri 49”) , me drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe me drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj .

Debati do të zhvillohet në sallen e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit, nga ora 12:00h

“Java e filmit maqedonas” do të vijoje sipas këtij programi:

Në Kinemanë ABC- Prishtinë:

 Me datë: 02.12.2019

Ora: 20:00

Filmi: GËZUAR VITI ’49 (СРЕЌНА НОВА 49)

Regjia: Stole Popov

 Viti: 1986

2h 5min

 

Me date: 03.12.2019

Ora: 20:00

Filmi : PARA SHIUT (ПРЕД ДОЖДОТ)

Regjia: Milcho Manchevski

Viti: 1994

1h 53 min

 

Me datë: 04.12.2019

Ora: 20:00

Filmi: SHËRUESI (ИСЦЕЛИТЕЛ)

 Regjia: Gjorce Stavreski

Viti: 2017

 1h 38min

 

Me date : 06.12.2019

Ora: 20:00

Filmi : NATË MJALTI (МЕДЕНА НОЌ)

Regjia: Ivo Trajkov

 Viti: 2015

1h 29min

 

Me date: 07.12.2019

Ora: 20:00

Filmi : ZOTI EKZISTON, EMRI I SAJ ËSHTË PETRUNYA (БОГ ПОСТОИ, НЕЈЗИНОТО ИМЕ Е ПЕТРУНИЈА)

Regjia: Teona Strugar Mitevska

Viti: 2019

1h 40min

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat