Realizohet dokumentar kushtuar fuqisë së StartUp-it

Filma

Realizohet dokumentar kushtuar fuqisë së StartUp-it

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Është lansuar filmi dokumentar “ Fuqia e StartUp-it”. Përfaqësues të kompanive të ndryshme në këtë film dokumentar tregojnë për rëndësinë që kanë krijimi i StartUp-ve në botën e biznesit në një klimë teknologjikë në të cilën ne sot jetojmë, shkruan KultPlus.com

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë dokumentar janë: Shkolla Digjitale, Digital Liberty, Te Pazari si dhe Star Labs.

Aktori, Avni Dalipi, hap filmin dokumentar i cili flet për fuqin që ka sot krijimi i “StartUp-it”. Ai merr shembujt e Google dhe Facebook-ut si modele suksesi.

“Deri më tani sa herë që përdoret termin StartUp, krijohet përshtypja se po bëhet fjalë për një kompani të re të industrisë së teknologjisë. Edhe Google edhe Facebook, fillimisht u nisën nga diçka e vogël, pastaj u zhvilluan deri në atë masë ku janë sot”.

Hana Qerimi nga  “Shkolla Digjitale”, ka folur për hapësirën që e kanë gjetur tek të rinjtë në aspektin e edukimit në teknologji.

“E kemi parë një hapësirë shumë të madhe në treg në aspektin e edukimi të fëmijëve në teknologji, këtë hapësirë kemi mbërritur ta identifikojmë duke parë atë që fëmijët po qëndrojnë gjithë ditën nëpër pajiset teknologjike”.

Darsej Rizaj, nga kompania “Star Labs”, ka folur për eksperiencën e tij me klientët nga jashtë shtetit.

“Na ka ra direkt me punu me klienta të jashtëm, me vite, dhe për neve ka qenë shumë e rëndësishme që atë eksperiencë globale së pari me implementu në shkollën digjitale”.

Alban Rashiti nga Digital Liberty, ka thënë se ndonjëherë nuk ke nevojë të shpikësh asgjë kur punon me StartUp-e.

“Nuk është e thënë që të kesh ide gjeniale se nëse e krijon një lloj StartUp-i janë punë që do t’i bësh në mënyrë të vazhdueshme, ato nuk do t’i shpikësh sepse ato kanë ekzistuar moti por vetëm duhet me ditë me i bo ato punë dhe me ofru atë shërbim për kompani të caktuara.

Besnik Hajredini “Te Pazari”, ka thënë se matës i suksesit të punës tënde është dobishmëria e punës tënde tek të tjerët.

“Nëse një StartUp don me kriju diçka, gjithmonë duhet me mendu a je duke i ndihmuar qytetarit, komunitetit apo atij shteti ku po e realizon”

Kështu, ky dokumentar është ndër të rrallit që trajton një çështje teknologjike dhe shumë të rëndësishme të ekonomisë në kohën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat